Ashtu siç edhe femrat që i fshehin disa sekrete të vogla, ekzistojnë po ashtu edhe disa gjëra që meshkujt i fshehin nga femrat.
Ata nuk janë aq të talentuar në të shprehur dhe pikërisht për këtë ata nuk kanë dëshirë t’i diskutojnë disa çështje të ndjeshme. Ja disa nga gjërat më të zakonshme që meshkujt i fshehin nga gratë.
1. Kanë fantazi seksuale
Sekreti më i zakonshëm të cilin e fshehin meshkujt është pikërisht fakti se ata kanë fantazi seksuale. Megjithatë, shumica do ta mohojnë këtë. Ndoshta sepse kanë frikë që do të frikësoheni apo do të keqkuptoni. Më së miri është të uleni me partnerin tuaj dhe të flisni hapur për fantazitë e tij. Ndoshta disa prej tyre do të mund t’i aplikoni.
2. Nuk u pëlqejnë rrotullat
Një tjetër gjë të cilën meshkujt zakonisht e fshehin nga gratë është fakti se aspak nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të bisedave tuaja. Ata duan t’i kaloni të gjitha detajet e parëndësishme dhe menjëherë të thoni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme. Ata janë të thjesht dhe nuk u pëlqen analiza e tepruar, sepse konsiderojnë se kjo është një humbje kohe dhe energjie. Prandaj, mos e ngarkoni partnerin me të gjitha detajet e parëndësishme dhe kaloni menjëherë në temë.
3. Nuk dinë çfarë të thonë në takimin e parë
Shumica e meshkujve bisedën e takimit të parë e përjetojnë shumë të dhimbshme, sepse nuk dinë për çfarë të bisedojnë për t’ju impresionuar dhe për t’ju treguar se si ata në fakt janë një rast i mirë për ju. Kjo është arsyeja pse shumica e meshkujve preferojnë ndonjë aktivitet zbavitës në takimin e parë si për shembull shkuarja në ndonjë park argëtues.
4. Nganjëherë e duan heshtjen
Kjo mund të tingëllojë si mizore, por për fat të keq është e vërtetë. Ekspertët pohojnë se truri i mashkullit është linear dhe komunikimi ditor në punë krijon impenjim më të madhe se tek femrat. Prandaj ndonjëherë është më mirë që partnerit t’i jepni pak hapësirë dhe qetësi në vend se ta ngarkoni me lloj-lloj bisedash.
5. Shpesh gënjejnë për ta ruajtur paqen
Shumë meshkuj nuk e thonë atë që e mendojnë gjatë grindjeve me të dashurën apo gruan për shkak të frikës se konflikti do të mund të përshkallëzohej. Prandaj ata gënjejnë për disa gjëra vetëm për ta ruajtur paqen në marrëdhënie.
6. Duan të ndihen tërheqës
Ashtu si edhe femrat, shumica e meshkujve duan të ndihen tërheqës dhe të dëshirueshëm, edhe pse ndoshta nuk e thonë këtë. Meshkujt janë gjithashtu të pasigurt dhe duan ta dëgjojnë mendimin tuaj rreth tyre. Ata duan të dinë se si i shihni dhe çfarë me të vërtetë mendoni për ta. Prandaj, herë pas here duhet t’i tregoni partnerit se pse e doni atë aq shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Marrëveshja për pagën? Ky truk i thjeshtë është shumë i fuqishëm, sipas një studimi të ri
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë