"Femrat më pëlqejnë, por janë shumë të angazhuara!", "Femrat janë shumë të komplikuara!", "Qajnë shumë, por e arrijnë gjithnjë atë që duan!", "Femrat nuk kënaqen asnjëherë!"... Shembujt e mësipërm tregojnë qartë se: Meshkujt janë po aq kritikë ndaj femrave sa vetë ato ndaj tyre!
Elona Kormaku
Psikologe Klinike
Ky është rezultati i një sondazhi të kryer me një numër të konsiderueshëm meshkujsh.
Meshkujt mendojnë se femrat:
Janë shumë të ndjeshme: Femrat dhe meshkujt kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë. Femrat i japin rëndësi afërsisë emotive, ndërsa meshkujt tentojnë të jenë më praktikë e racionalë. Kësisoj, i përballojnë konfliktet dhe problemet në mënyra të ndryshme.
Janë kontradiktore: Meshkujt janë konfuzë me femrat, sepse sipas tyre ato nuk shprehen qartë. Nëse një mashkull pyet: "Çfarë ka që nuk shkon?", femrat në përgjithësi përgjigjen me: "Asgjë me rëndësi! ", që në të vërtetë e bën akoma edhe më shumë konfuze e të paqartë marrëdhënien. Sekreti i komunikimit me meshkujt qëndron në aftësinë e të shprehurit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë.
Janë të fiksuara pas paraqitjes së jashtme: Meshkujt akoma nuk arrijnë ta kuptojnë se si është e mundur që femrat të harxhojnë kaq shumë kohë për t’u përgatitur nëse u duhet të dalin.
Qëndrojnë me minuta të tëra për të rregulluar flokët, për t’u grimuar etj.
U pëlqen të flasin pa pushim për marrëdhënien: Femrat, sipas meshkujve, kanë nevojë ta diskutojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë i lodh ata. Sipas tyre, femrat nuk duhet t’i lodhin me biseda të gjata e të panumërta në lidhje me marrëdhëniet e tyre, pasi jeta duhet marrë ashtu siç vjen.
Adhurojnë blerjet: Nuk ngopen në blerje e shpenzime të shumta dhe lista e gjërave që kërkojnë të blejnë është super e gjatë.
Nuk kënaqen kurrë: Edhe pse ju mendoni t’i bëni surpriza, të dilni së bashku, të shkoni në një festë me të tjerë, një femër për ju është gjithnjë një stres dhe lodhje, për aq kohë sa e prisni me orë të gjata që ajo të bëhet gati. Janë kritike dhe u mbetet hatri shpejt!
Janë xheloze: Mjafton t’u përmendësh një emër femre dhe xhelozia shfaqet menjëherë në sytë e tyre. Nuk shterojnë nga pyetjet e shumta, në kontrollin e gjërave të panevojshme dhe në monitorimin e përhershëm të telefonit.
Janë "qaramane manipuluese": Nisin të qajnë për çdo gjë. Teksa shikojnë një film romantik … Shpeshherë duket sikur i përdorin lotët si një shantazh emocional ndaj nesh! – mendojnë meshkujt.
Çfarë nuk pëlqen një mashkull tek një femër:
• Meshkujt nuk pëlqejnë seriozitetin e tepruar tek një femër
• Meshkujt nuk pëlqejnë femrat që nuk vetëpëlqehen dhe nuk vetëvlerësohen
• Meshkujt nuk pëlqejnë kur femrat u flasin për ish-historitë e tyre të dashurisë
• Meshkujt urrejnë kur femrat janë të interesuara për statusin e tyre financiar! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos