Keni lexuar shpesh për mënyrën se si janë “gatuar” dhe se si sillen meshkujt dhe femrat me njëri-tjetrin, apo për informacione të ngjashme. Këtë herë do t’ju sjellim disa kuriozitete për ta.
Le të themi se ka ardhur momenti që të zbulojmë disa gjëra të reja për meshkujt dhe femrat. Nuk e kemi fjalën për karakterin e tyre apo për mënyrën se si ata/ato janë apo sillen në jetë. Më poshtë do të gjeni të renditura disa kuriozitete të përgjithshme të cilat lidhen me këto dy gjini.
Fillojmë me meshkujt:
1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, kjo sipas një botimi të një studimi shkencor.
2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.
3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.
4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.
5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50%.
6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.
7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.
8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.
9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.
10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.
11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.
12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.
13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.
14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.
Çuditë e botës femërore
1. Çdo 90 sekonda, një grua vdes gjatë shtatzënisë ose gjatë momentit të lindjes së fëmijës.
2. Gratë përdorin 20.000 fjalë në ditë kur flasin.
3. 20 gratë më të pasura në botë, thesarin e tyre e kanë trashëguar nga bashkëshorti ose babai.
4. Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.
5. Sipas shkencëtarëve, aroma e të sapolindurve i ekzalton femrat sa edhe droga e vartësit e saj.
6. Femrat e Romës së lashtë përdornin pa kursim djersën e Gladiatorëve për të përmirësuar bukurinë dhe çehren e tyre.
7. Një femër në Mbretërinë e Bashkuar posedon mesatarisht nëntëmbëdhjetë palë këpucë, por vesh vetëm shtatë prej tyre.
8. Në Rusi ka 9 milionë femra më shumë se sa meshkuj.
9. 40% e lindjeve në SHBA regjistrohen nga femra të cilat nuk janë të martuara.
10. Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.
11. Femrat qajnë mesatarisht nga 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6 deri në 17 herë.
12. Mesatarisht femrat gënjejnë katër herë në ditë, ndërsa meshkujt gjashtë herë.
13. Femra (vajza) më e re e divorcuar është 10 vjeçe.
14. Femrat mësuan të vishnin këpucë me taka nga meshkujt rreth viteve 1600.
15. Izraeli është vendi i vetëm në botë i cili u kërkon me ligj femrave që të kryejnë ushtrinë.
16. Në vend të dhimbjeve të zakonshme në gjoks, sulmet në zemër te gratë manifestohen me vjellje, dispepsi dhe dhimbje në shpatull. /Sh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Katër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Çfarë është kreatina, si funksionon dhe cilat janë përfitimet e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand