Ndonëse dhoma e gjumit do të mbetet gjithmonë vendi numër një për dashuri, as hapësirat e tjera nuk janë për t’u nënçmuar, andaj po ashtu edhe kuzhina gjendet në vendin e dytë dhe për shumicën është vend i preferuar i kënaqësisë erotike.
A ankoheni vazhdimisht se është humbur epshi në jetën tuaj seksuale? E po, çka ju pengon të krijoni gatishmëri aventuriere dhe novatore? – transmeton Telegrafi.
Zbukurojeni jetën tuaj seksuale me ndihmën e listës së 8 vendeve më të këndshme për seks… apo së paku le t’ju inspirojnë që të gjeni versionin tuaj! Pak guxim dhe do t’i kujtoni gjatë gjithë jetës!
Në veturë
Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat.
Për: Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Winslet në krahët e Leonardo di Caprio-s.
Kundër: për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!
Në plazh
Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike.
Për: Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.
Kundër: Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë.
Në zyrë
Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë!
Për: Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum.
Kundër: Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.
Në aeroplan
Udhëtimi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?!
Për: Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.
Kundër: Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.
Në pishinën e hotelit
Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës, relaks dhe kënaqësi e paparë fizike!
Për: Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.
Kundër: Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!
Në ashensor
Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!
Për: Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.
Kundër: Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!
Në banjat e lokaleve
Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit.
Për: Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë.
Kundër: Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit!
Në kinema
Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve.
Për: Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike.
Kundër: Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos