LAJMI I FUNDIT:

I vetëm në moshën 30-vjeçare

I vetëm në moshën 30-vjeçare

Shpeshherë njerëzit i kaplon nervozizmi nëse janë pa partnerë në moshën 30-vjeçare. Lëshojeni në ‘ler’, ekzistojnë shumë arsye përse është super të jesh i vetëm!

Pa kokëçarje
Nuk janë të gjitha lidhjet ndërmjet partnerëve me plot probleme, mirëpo, gjithsesi, secila ka së paku një problem. Ata të cilët janë të vetmuar në këtë moshë dinë të thonë që gjëja më e bukur e kësaj gjendjeje është – rehatia. Nëse lidhja juaj është e qetë dhe pa trazira të mëdha, sërish paraqiten bisedat lidhur me financat, vlerat apo kushtet e banimit, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto janë gjëra të cilat ju lënë fare pak kohë të lirë për t’ia kushtuar vetes pas orarit të punës. Kur je i vetëm, e di që je personi i vetëm për të cilin duhet patjetër të kujdesesh dhe jeta juaj varet vetëm nga vendimet tuaja. Martesa pas moshës 30-vjeçare do të thotë më shumë përvojë për zgjidhje të problemeve, gjë që megjithatë krijon bazë të mirë për martesë të qëndrueshme dhe të fortë.

Pavarësia dhe liria janë arsyet e vetme dhe kryesore përse njerëzit qëndrojnë të vetëm në këtë moshë. Kur jeton i vetëm mund të marrësh vendime të cilat kanë të bëjnë vetëm me ty dhe do të shkosh vetëm aty ku ti dëshiron. Njerëzit mësojnë të vlerësojnë lirinë vetëm kur e humbin atë, andaj shkoni në udhëtime, shoqërohuni dhe takohuni me të tjerët, sepse edhe ashtu juve askush nuk ju pret në shtëpi.

Fokusimi në karrierë
Deri në moshën 30-vjeçare mund të bësh shumë gjëra sa i përket karrierës, gjë që do të jetë më e vështirë nëse keni partner. Vendimi për ndërrimin e vendit të punës, për atë se sa mund të qëndrosh në punë dhe me kë do të jesh në zyrë – janë vetëm vendime dhe brengë jotja!

Njihe veten
Nëse jeni 30 vjeç dhe akoma jeni vetëm, do të thotë që keni fituar kohë të vlefshme për vetveten. Asgjë nuk ju pengon as ju ndalon që ta njihni sa më mirë veten, ndërkaq njeriu nuk është i aftë të jetë partner i mirë nëse nuk e njeh mirë veten.


Gabimi më i madh është të mendohet që diçka nuk është me ju në rregull nëse nuk keni partner në këtë moshë. Ekzistojnë arsye përse jeni akoma vetëm, mirëpo ato nuk është e thënë që me ju nuk është diç në rregull. Jeni i ri dhe keni akoma shumë kohë të gjeni dashurinë e jetës suaj, ajo e siguri do të vijë. /Telegrafi/