A po ndodh kështu për shkak të afërsisë, kohës të cilën e kalojnë bashkë apo thjeshtë për shkak të kimisë, apo seksi ndërmjet kolegëve po merr hov. Një hulumtim i bërë ka treguar që në marrëdhënie seksuale në vendin e punës hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz, madje 90 për qind e tyre ndiejnë simpati ndaj kolegut.
Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e femrave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato për këtë.
Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. Pasojnë numrat të cilët zbulojnë se pikërisht çka po ndodh në kohën e punës dhe për çka mendojnë të punësuarit, transmeton Telegrafi.
64 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë koleg, ndërsa 90 për qind e tyre kanë pranuar që ndiejnë simpati ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.
Në marrëdhënie seksuale në vendin e punës kanë hyrë 54 për qind e të anketuare, ndërkaq midis tyre 55 për qind kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18 për qind kanë thënë që seks nuk kanë bërë vetëm një herë.
Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.
Si ndikon seksi në punë
Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84 për qind e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që afera seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre.
Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që çdo ditë e shohin në punë, andaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë