LAJMI I FUNDIT:

Kush janë më xhelozë, femrat apo meshkujt?

Kush janë më xhelozë, femrat apo meshkujt?

Sipas një studimi të ri, femrat dhe meshkujt janë xhelozë për arsye të ndryshme. Studimi zbulon edhe se femrat janë pak më xheloze se meshkujt, të paktën kur është fjala për mediet sociale.

Hulumtuesit kanë pyetur 226 meshkujt dhe femra në universitet si do të ndiheshin, nëse do të shihnin një fotografi të personit të tyre të zemrës me një person të gjinisë së kundërt në “Facebook”.

Në shkallën nga një në nëntë, femrat kanë pranuar xhelozi deri në shkallën e gjashtë. Meshkujt nga ana tjetër, në shkallëne  katërtë.

Megjithatë përgjigja nuk është kaq e thjeshtë, transmeton Telegrafi.


Sipas raporteve të marra nga studime të tjera në mbarë botën, del se meshkujt e martuar janë më xhelozë sesa femrat.

34% të meshkujve kanë kontrolluar telefonat e bashkëshorteve të tyre për të kërkuar dëshmi tradhtie, përderisa vetëm 20% të femrave kanë bërë të njëjtën.

Ndoshta meshkujt janë më xhelozë apo thjesht kanë më shumë vullnet të bëjnë diçka në lidhje me këtë.

Sipas ‘Scientific American’, femrat janë më xheloze kur është fjala për emocionet.

“Studimet nga mbarë bota kanë treguar se femrat janë më xheloze, kur është fjala për frikën nga tradhtia emocionale, kurse te meshkujt ndodh e kundërta, ata kanë më shumë frikë nga tradhtia seksuale”, thotë Christine Nicholson, e cila ka iniciuar studimin. /Telegrafi/