LAJMI I FUNDIT:

Si t’i evitoni gabimet më të shpeshta pas ndarjes?

Si t’i evitoni gabimet më të shpeshta pas ndarjes?

Shkëputja e lidhjes mund të jetë shumë e rëndë, sidomos nëse nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti që, në një rast të tillë, shpesh bëjmë gjëra "jonormale".

Amy Höglund, autorja e librit “Your Boyfriend’s Best Girlfriend”, ka përpiluar listën e gabimeve më të këqija që bëhen pas ndarjes:

Mos iu lutni tepër

Të kërkosh falje është një gjë tjetër, por lutjet e tepërta janë të pavenda. Duhet të mos e poshtëroni veten, sepse askush nuk dëshiron që të jetë në lidhje me një person të tillë.


Ribashkimi tepër i hershëm

Ndonjëherë ndarjet shërbejnë për ta analizuar situatën dhe mundësinë e rifillimit të lidhjes. Por, nëse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atëherë nuk keni bërë asgjë.

Vaji me anë të këngës

Nuk ka asgjë të keqe që ta dëgjoni këngën tuaj të preferuar, duke qarë dhe duke kujtuar kohën e kaluar. Por, nuk ka nevojë që ta incizoni veten dhe ta qitni në “YouTube”. Megjithatë, kjo është një çështje personale.

Dhënia pas veseve

Ndarjet mund të jenë aq dramatike, sa të na e ndryshojnë jetën. Nëse vëreni se keni filluar të pini alkool, e më parë nuk ju ka shkuar mendja për një gjë të tillë, atëherë duhet të ndaleni e të mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja

Në shikim të parë mund të duket ide e mirë, por hakmarrja në fund do t’ju lëndojë më shumë juve sesa ish-të dashurin tuaj. Pastaj, kurrë nuk mund ta dini se a është ndarja vetëm e përkohshme, apo jo, ku nëse është e përkohshme, pas hakmarrjes mund të bëhet e përhershme. /Telegrafi/