LAJMI I FUNDIT:

Pasione në zyrë

Pasione në zyrë

Sipas një sondazhi të fundit informohemi që 38% e të gjithë evropianëve ka patur të paktën një lidhje me një koleg/e.

Ndoshta ndodh ngaqë kalojnë shumë kohë në punë, ose sepse tani të gjithë sektorët përfshijnë që të dy sekset. Por nuk është e gjitha: ato që nuk kanë patur ndonjëherë një histori në punë, mendojnë që nuk ka asgjë të keqe nëse mund të ndodh ndonjë gjë e tillë.

Vendet më të ‘lira’ për këtë problem janë Anglia dhe Irlanda, që ndiqen më pas nga Italia. Vendi më i rezervuar është Franca me 5%.

Shumica e të anketuarve thanë gjithashtu se kanë një çështje të hapur sentimentale me një koleg në tavolinën e punës, gjë që sipas tyre, u jep më shumë lumturi dhe energji. Në veçanti, gratë kanë pohuar se dashuria me një koleg është më produktive, se me një mashkull jashtë mjediseve të punës, në 65% të rasteve. Ndërkaq, 1 në 3 persona ka pranuar se kur e ka dashnorin në zyrë, shkon për të punuar më me dëshirë atje. /Telegrafi/