LAJMI I FUNDIT:

Aftësia e përcaktimit të prioriteteve

Aftësia e përcaktimit të prioriteteve

Aftësia për të përcaktuar prioritete të qarta e të detajuara mbi përdorimin e kohës, përcaktojnë tërë cilësinë e jetës suaj.

Mënyra më e keqe e përdorimit të kohës do të ishte të bëjë shumë mirë atë që nuk do të duhej të bëhej fare. Sipas një parimi thuhet se 20% e aktivitetit të një njeriu llogaritet për 80% të vlerës së aktivitetit të tij. Kjo do të thotë se nëse ju keni një listë për realizimin e 10 detyrave, dy prej tyre do të kenë të njëjtën vlerë me 8 të tjerat të marra së bashku.

Për arritjen e rezultateve të larta, duhet të përqendroheni gjithmonë në një numër të vogël të aktiviteteve, por që kontribuojnë me vlerë më të madhe për punën dhe jetën tuaj. Çdo gjë e rëndësishme ka një pasojë domethënëse mbi jetën dhe karrierën tonë. Kurse, diçka e parëndësishme ka pak ose aspak pasoja mbi to.

Aftësia juaj për të disiplinuar vetveten e për të punuar mbi këto pak detyra themelore që mund të bëjnë diferencën e madhe, është çelësi i suksesit që bënë të mundur për ju gjithçka tjetër.


Si mund ta zbatoni menjëherë? Bëni një listë të gjitha atyre që ju mendoni të bëni. Të bësh një listë është esencialja. Kur të bëni listën, do të kuptoni rëndësinë e saj. Pastaj, analizoni listën dhe zgjidhni 3 nga 5 gjërat që janë më të rëndësishmet në listën që keni bërë dhe jepni maksimumin për ato pika që keni zgjedh, sepse këto janë prioritetet tua. /Telegrafi/