LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastika për shtatzënat

Gjimnastika për shtatzënat

Secila shtatzënësi e ngarkon organizmin me shtimin e peshës prej 15 kilogramëve. Disa ushtrime të thjeshta ndihmojnë zbutjen e dhimbjeve në shpinë si dhe i forcojnë muskujt, të cilët më vonë, gjatë lindjes, do të jenë të ngarkuar.

Për komblik dhe për këmbë
Me këmbë pak të zgjeruara dhe me gjunjë të lakuar, vini duart në mbështetësen e karriges. Prapanica hidhet pak prapa dhe butësisht luhatet lart-poshtë.

Për forcimin e shpinës
Mbështetuni me duar dhe me gjunjë për dysheme, me ç’rast muskujt e pjesës së poshtme të barkut dhe të prapanicës duhet të jenë të përfshirë në këtë ushtrim.
Në këtë pozitë rrini për disa sekonda.

Relaksimi
Është sidomos i dobishëm te pagjumësia e shfaqur në muajt e fundit të shtatzënësisë. Barku dhe gjunjët mbështeten në jastëk, ndërsa këmbët duhet të jenë sa më të zgjeruara.

/Telegrafi/