LAJMI I FUNDIT:

Sjellja pranë partnerit flet shumë për ju

Sjellja pranë partnerit flet shumë për ju

Nganjëherë nuk duhet të themi asnjë fjalë, ndërsa të flasim shumë. Komunikimi joverbal zbulon shumë më tepër saqë mendojmë.

Ekspertja për gjuhën trupore, Judi James, duke folur rreth femrave që dëshirojnë ta përcaktojnë territorin e tyre, ka shpjeguar se si ndodh kjo.

Shpesh ndodh që të shohim fotografi të çifteve në të cilat femra i vendos duart mbi mashkullin e saj, dhe kështu në mënyrë të pavetëdijshme i paralajmëron të tjerat “që të heqin dorë nga mashkulli i saj”.

“Ky është gjest posesiv. Edhe pse është shenjë dashurie, ky është kryesisht mesazh ndaj femrave tjera, të cilat janë konkurrente potenciale. Në fakt, ajo që femra u thotë të tjerave me atë gjest është: ‘Ai është i imi, duart larg’”, ka shpjeguar James. /Telegrafi/