LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi dhe pushimi i pasdites për jetë të gjatë

Ushqimi dhe pushimi i pasdites për jetë të gjatë

Hulumtimet e shkencëtarëve grekë sugjerojnë se ushqimi dhe pushimi i pasdites në kombinim me predispozitat gjenetike, janë thelbësorë për jetëgjatësi.

Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës kanë analizuar shprehitë jetësore të 1.400 njerëzve nga një ishull në detin Egje.

Në ishullin Ikaria, 1.1 për qind e banorëve janë më të vjetër se 90 vjeç, ndërsa në pjesën tjetër të Evropës vetëm 0.1 për qind e njerëzve e arrijnë këtë moshë.

Rezultatet kanë treguar se personat që kishin jetuar më gjatë, kishin konsumuar ushqim shumë më të shëndetshëm, siç janë pemët, perimet, peshku dhe vaji i ullirit. Krahas kësaj, tek ata kishte mbetur edhe shprehia e vjetër e pushimit të pasdites.


Te këta njerëz, rreziku nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti dhe përqendrimi i lartë i kolesterolit, paraqitej në moshë shumë më të vonshme sesa te njerëzit në vendbanimet tjera në Greqi.

Shkencëtarët, këtë e shpjegojnë edhe me ndikimin e faktorëve gjenetikë. /Telegraf/