LAJMI I FUNDIT:

Shtyjeni seksin për martesë kualitative

Shtyjeni seksin për martesë kualitative

Edhe pse në ditët e sotme është bërë e zakonshme që çiftet të njoftohen intimisht para martesës, ekspertët rekomandojnë që shtyrja e aktivitetit seksual mundëson zgjatjen e njohjes dhe zgjatjen e lidhjes, ndërsa kjo është e dobishme edhe për seks më të mirë.

Anketimi i 2.035 çifteve ka treguar se më së shumti në seks kënaqen çiftet të cilat e kanë filluar marrëdhënien intime pasi janë martuar.

Lidhja e tyre ishte për 22 për qind më e qëndrueshme sesa te ata që kanë bërë seks para martesës, po ashtu kënaqësia ishte më e mirë për 20 për qind, kualiteti i seksit për 15 për qind, ndërsa komunikimi për 12 për qind.

“Lidhja është diçka më shumë se seksi, ndërsa ne kemi vërtetuar e ata që kanë pritur më gjatë për aktin e parë seksual janë më të lumtur në atë aspekt”, pohojnë autorët e studimit. /Telegrafi/