Fëmija juaj është i pasjellshëm, i zhurmshëm, kruan hundën, komenton prapanicën e femrave që kalon para jush? Që fëmijës suaj t’i mësoni disa mënyra të mira të sjelljes, është koha që t’i jepni një leksion të mirë.
Ndihmojeni fëmijën që të përfitojë këto veçori, ashtu që do të formoni një zotëri/zonjushë të vogël që di të sillet ashtu si duhet.
Kur fëmija kërkon diçka, mësojeni që të thotë “të lutem”, ndërsa kur pranon diçka, le të dijë të thotë “faleminderit”. Nëse fëmija kërkon vëmendjen e dikujt, fillimisht le të kërkojë falje që i pengon dhe pastaj le të thotë çfarë dëshiron.
Gjithmonë, kur fëmija dëshiron të bëjë diçka, por nuk e di nëse është e drejtë, duhet të kërkojë lejen e prindërve. Në përgjithësi, është gjithmonë mirë që të konsultohet me prindërit rreth shikimit të televizorit, daljes me shokë, apo bërjes së detyrave…
Shpjegoni fëmijës suaj se njerëzit e tjerë nuk janë të interesuar për pakënaqësitë e tij. Prandaj mendimin e vet negativ le ta mbajë për vete, ndërsa për qëndrimet e veta le të flasë me shoqërinë e tij.
Mësojeni se nuk është mirë që të komentojë rreth njerëzve të tjerë, sidomos për karakteristikat e tyre trupore. Nga ana tjetër, komplimentet mund t’i japë secilën herë që dëshiron, sepse ato janë gjithmonë të mirëseardhura.
Preferohet që fëmija gjatë bisedës, t’i pyesë njerëzit tjerë se si janë. Në fakt, kur personi i rritur do ta pyesë fëmijën si është, xhentëlmeni i vogël apo dama e vërtetë e vogël do të përgjigjet, dhe pastaj do ta pyesë bashkëbiseduesin si është.
Fëmijën e urtë mësojeni të falënderojë miqtë e tij te të cilët e kalon kohën duke luajtur apo duke shikuar TV. Le të mësohet të trokasë derisa dikush të lajmërohet, dhe jo të hyjë menjëherë brenda.
Mësojeni të mos shajë asnjëherë dhe të tjerët të mos i thërrasë me emra jo të këndshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Referuar përrallës së famshme: Ky dallim në çift rrit shanset për divorc
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta