LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk jua ka ënda ushqimin në mëngjes

Nëse nuk jua ka ënda ushqimin në mëngjes

Provoni që para se të shkoni në punë të hani disa pemë sezonale ose të pini një gotë lëng pemësh (mirëpo, përpiquni që vetë t’i shtrydhni pemët, duke shtuar sheqer).

Rezultati: do të freskoni organizmin pas gjumi, do ta pastroni nga toksinet e grumbulluara, do të fusni në organizëm shumë vitamina dhe minerale dhe kështu do ta përgatisni veten për kafjall. Organizmi juaj thjesht do ta dëshirojë kafjallin.

Në vendin e punës kryesisht kemi shumë pak kohë të lirë për të ngrënë kafjallin, andaj ju propozojmë që me vete të merrni ushqime të cilat do t’i hani në pauzë.

Më mirë është të blini enë me vakuum, në të cilat do të paketoni: sallatë nga perimet e gjelbra, një copë mishi të bardh pule të zier, dy copë bukë apo një simite dhe komposto nga molla që mund të jenë një kafjall i shkëlqyeshëm. /Telegrafi/