LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë ju shërben gruaja?

Për çfarë ju shërben gruaja?

Nëse gruaja juaj ju kupton vetëm pak, atëherë ajo do të jetë e gatshme t’u bëjë masazh pas një dite të lodhshme! Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kërkoni ndihmë nga masazherët profesionistë.

Masazhi mund t’ua përmirësojë disponimin, ta përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe ta forcojë sistemin imun. Por, që efekti të jetë i plotë duhet që ta merrni pikërisht masazhin e duhur…

Nëse jeni të tendosur…
Masazhi: i shtresave të thella të indeve
Përshkrimi i teknikës: Ky lloj masazhi nënkupton ngritjen dhe ngjeshjen e indit muskulor, me qëllim që të largohet dhimbja e thellë dhe e vazhdueshme, e shkaktuar nga stresi. Ky lloj masazhi nganjëherë mund të jetë jo komod, mirëpo ndjenja e relaksimit zgjat me ditë të tëra.

Nëse jeni në depresion…
Masazhi: i kokës dhe shpinës
Përshkrimi i teknikës: Procedurë qetësuese gjatë së cilës trupi preket lehtësisht me qëllim që të lirohet energjia e bllokuar si pasojë e vuajtjes dhe frustrimit. Supozohet se rritja e nivelit të serototninës rrit disponimin mendor dhe fizik.


Nëse jeni të rraskapitur…
Masazhi: kombinimi i masazhit të shtresave të thella dhe masazhit relaksues
Përshkrimi i teknikës: Veç tjerash përdoren edhe goditje të forta me qëllim të nxitjes së qarkullimit të gjakut, por edhe masazhi i butë i cili ndihmon në relaksim dhe në mbledhjen e energjisë. /Telegrafi/