LAJMI I FUNDIT:

Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet

Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet

Kërkuesit gjermanë thonë se nxehja dhe përgatitja e trupit përpara sportit jep rezultate më të mira tek sportistët dhe i mbron ata nga dëmtimet.

Sipas Esfen Fikentaser, kërkues gjerman në fushën sportive në universitetin e menaxhimit të aplikuar të shëndetit në Gjermani, thotë se nxehja dhe përgatitja e trupit përpara sportit liron seriozisht nervat në muskuj dhe lejon gjakun të arrij në ligamente duke bërë që kockat të lëvizin lirisht në kyçe.

Kjo shkakton që edhe sistemi nervor të përputhet më mirë me muskujt duke rritur shpejtësinë e reagimit tek sportistët. Ai shtoi se ky veprim parandalon këputjen e muskujve, ligamenteve dhe dëmtimin e kyçeve.

Me rritjen e temperaturës së trupit rritet edhe shpejtësia e djegies së energjisë në trupit të njeriut. Sipas Esfen Fikentaser, si rregull duhet që para sportit trupi të përgatitet me gjimnastikë dhe ushtrime të tjera në mënyrë që trupi për një kohë të gjatë të ketë një rendiment më të lartë.


Koha minimale për nxehjen e trupit është 10 deri në 15 minutë. /Telegrafi/