LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti fizik më i rëndësishëm se aktiviteti mendor

Aktiviteti fizik më i rëndësishëm se aktiviteti mendor

Vrapi, ecja në këmbë dhe gjimnastika e rregullt ul 40% më shumë rrezikun dobësimit të trurit në krahasim me ushtrimet mendore.

Mjekët rekomandojnë sportin dhe aktivitetin fizik si rrugën më të mirë për të mbajtur në formë trurin dhe inteligjencën sidomos për të moshuarit.

Vitet e fundit tregu është plotë e lojëra të ndryshme elektronike për të mbajtur në formë trurin. Por kësaj radhe specialistët thanë se aktiviteti fizik është më i rëndësishëm se aktiviteti mendor për të mbajtur në formë inteligjencën e trurit.

Testet treguan se vrapi, ecja në këmbë dhe gjimnastika e rregullt ul 40% më shumë rrezikun dobësimit të trurit në krahasim me ushtrimet mendore si kujtimi i emrave apo analizimi i informacioneve. /Telegrafi/