LAJMI I FUNDIT:

Mos trego histori të dhimbshme të jetës tënde

Mos trego histori të dhimbshme të jetës tënde

Tragjeditë dhe hallet e të tjerëve padyshim që nuk janë histori argëtuese për t'u dëgjuar.

Nëse i ankohesh një mashkulli që në takimin e parë, të jesh e sigurt se takimi ka për të përfunduar sa hap e mbyll sytë. Ai pret të kalojë një mbrëmje të këndshme dhe jo të dëgjojë hallet e tua.

Por shumë femra sillen si "mbretëresha të dhimbjes", duke menduar se në këtë mënyrë e bëjnë një takim të paharrueshëm, ndërsa mashkullin të gjunjëzohet para tyre. Sipas tyre, meshkujt adhurojnë të kujdesen për femrat që kanë pasur drama në jetë. Në fakt është krejt e kundërta. Për një mashkull, një takim romantik është një mundësi tjetër për t’u argëtuar. Tragjeditë dhe hallet e të tjerëve padyshim që nuk janë histori argëtuese për t’u dëgjuar. Ndaj kur kanë të bëjnë me femra të tilla, mezi presin të paguajnë e t’ia mbathin nga sytë këmbët.

Meshkujt pëlqejnë femrat me humor, që dinë t’u japin zgjidhje problemeve të tyre me entuziazëm dhe e shohin jetë në perspektivë. Prandaj, edhe nëse kamerieri të derdh gotën e verës në fustanin e preferuar, mos e bëj situatën dramatike. Hiqu sikur nuk të vjen keq dhe mos e përmend më këtë ndodhi gjatë mbrëmjes. Kur të kthehesh në shtëpi, qaj sa të duash për fustanin e njollosur, mallko e shaj pa fund kamerierin.


Rëndësi ka që gjatë takimit të lësh përshtypjen e një femre pozitive, që e merr jetën me sportivitet. E kush pastaj nuk do të kishte qejf të dilte përsëri me ty dhe pastaj përsëri e përsëri, derisa një takim i zakonshëm të shndërrohet në një lidhje serioze?! /Telegrafi/