LAJMI I FUNDIT:

Kreatina, efektet pozitive dhe negative

Kreatina, efektet pozitive dhe negative

Kreatina është shtesë e pazëvendësueshme e ushqimit të atletikëve dhe bodibilderëve, megjithatë njohuritë mbi mekanizmin e veprimit të kreatinës në organizëm janë shumë të pakta.

Kreatina- njëra nga substancat më të njohura për rritjen e masës muskulore. Ajo prodhohet në mëlçi, pankreas dhe veshka. Mirëpo, organizmi ynë prodhon mesatarisht dy gramë në ditë kreatinë, e cila nuk është e mjaftueshme për nevojat e sportistëve, të cilët marrin preparate shtesë të kreatinës me anë të ushqimit.

Nuk preferohet që kreatina të merret më gjatë se tre javë, pasi që organizmi mund ta ndërpresë prodhimin natyral të saj.

Veç kësaj, kreatina shtesë mund të shkaktojë edhe probleme në tretje, për këtë arsye personat të cilët kanë trakt digjestiv të ndjeshëm nuk duhet ta marrin atë. Po ashtu janë vërejtur edhe gulçe të muskujve si pjesë e efekteve anësore të kreatinës.


Është e domosdoshme që kreatina të pihet me lëng të pasur me karbohidrate, sepse sheqernat rritin nivelin e insulinës në organizëm, gjë që ndihmon që muskujt ta absorbojnë më mirë dhe më shpejtë kreatinën. /Telegrafi/