LAJMI I FUNDIT:

Edhe kikirikët shkaktojnë alergji

Edhe kikirikët shkaktojnë alergji

Hulumtuesit thonë se numri i fëmijëve të diagnostikuar si alergjikë në kikirikë është dyfishuar gjatë dekadës së fundit dhe krejt kjo si pasojë e të ushqyerit të hershëm me ta.

Ekziston një arsye e plotë që të mos merren produktet që përmbajnë kikirikë në fëmijërinë e hershme. Kur fëmijët janë më të rritur është më lehtë të menaxhohet me reaksionet alergjike. Ata menjëherë tregojnë për pakënaqësinë që ndjejnë.

Akademitë Pediatrike rekomandojnë që fëmijëve të mos u jepen kikirikë, së paku deri në moshën tri-vjeçare nëse ekziston histori familjare për alergji. /Telegrafi/