LAJMI I FUNDIT:

Frymëmarrja qetësuese

Frymëmarrja qetësuese

Stresi kontrakton muskujt. Ndryshimet e brendshme janë, pra, shqetësime dhe toksinat grumbullohen. Zgjidhja?

Merrni frymë për të rioksigjenuar të gjithë trupin, të largoni bllokimet dhe të vini në punë rripin abdominal.
Në pozicioni shtrirë më këmbë të zgjatura apo të mbërthyera, mbështesni një dorë mbi bark, tjetrën mbi gjoks.
Shpatullat të qeta, merrni frymë ngadalë duke fryrë mushkëritë tuaja dhe më pas barkun. Mbajeni frymën për 3 ose 5 sekonda, pastaj nxirreni duke kontraktuar ngadalë por, fort barkun, si të donit të preknit kolonën vertebrale me kërthizë.
Zbrazini plotësisht mushkëritë tuaja para se të rifilloni ushtrimin.

Mos e praktikoni më shumë se tre herë rresht. Mund t’ju merren mendtë për shkak të oksigjenimit të tepërt. /Telegrafi/