Instituti amerikan i Mjekësisë është i përfshirë në një studim që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje në konsumimin e rekomanduar ditor të vitaminës D. Studimi tregon se vitamina D ndikon në gati çdo pjesë të trupit dhe se niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë me pasoja të rënda për shëndetin.
Vitamina D që përftohet nga rrezet e diellit, thithet nga organizmi nëpërmjet lëkurës, dhe bllokohet kur njerëzit përdorin mbrojtëse diellore për të shmangur prekjen nga kanceri në lëkurë. Vitamina D gjendet edhe në disa ushqime. Por ndërsa njeriu vë dhjamë, vitamina D mbetet e bllokuar në yndyrën e trupit.
Ajo që shkencëtarët po zbulojnë është se shumë njerëz nuk kanë në trup sasi të mjaftueshme vitamine D. Kjo është arsyeja pse Dr Michael Irwig jep leksione mbi Vitaminën D për personelin e spitalit të Universitetit George Washington. Ai thotë se nivelet e ulëta të vitaminës D përbëjnë problem jo vetëm për amerikanët, por për njerëzit në mbarë botën.
Vitamina D ndihmon trupin për të absorbuar kalcium, si dhe ndihmon për formimin dhe forcimin e kockave. Mungesa ekstreme e vitaminës D shkakton deformim e kockave tek fëmijët dhe dobësimin tek kockat e të rriturve. Mjekët rrallë i dallojnë këto kushte. Por studimet e kanë lidhur mangësinë e vitaminës D me një numër problemesh të rënda shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit, osteoporozën, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe disa çrregullime të sistemit imunitar. Niveli i ulët i vitaminës D është lidhur edhe me presionin e lartë të gjakut.
DR. Michael Irving thotë se vitamina D luan rol në gjithë trupin. Rol aktiv, kjo vitaminë luan në gjoks, në prostatë, në zorrën e trashë dhe nëpërmjet këtij aktivizimi, Vitamina D ndihmon për të mbrojtur trupin nga kanceret në këto organe, duke rregulluar mënyrën e rritjes dhe vdekjes së qelizave.
Mjekët kanë gjetur lidhjet edhe midis vitaminës D dhe shtatzënisë. DR. Irving thotë se rezultat e disa studimeve kanë treguar se nëse një grua shtatzëne merr 4 mijë njësi vitamine D në ditë, gjasat e komplikimeve të lindjes zvogëlohen shumë. Tek gratë shtatzëna që kanë marrë doza të larta vitamine D janë vënë re edhe pakësime të rasteve të infeksioneve, lindjeve para kohe madje të diabeteve mellitus gestational.
Instituti i Mjekësisë, i cili këshillon qeverinë mbi në fushën e shëndetit, pritet të paraqesë rekomandime të reja rreth sasisë së vitaminës D. Sipas rekomandimeve të tanishme, një amerikan duhet të marrë çdo ditë 200 deri 600 njësi të vitaminës D. Por shumë ekspertë, duke përfshirë Dr Irwig, rekomandojmë për të rriturit 1000 deri 2.000 njësi vitamine D në ditë, sasi që mund të plotësohet vetëm duke marrë vitamina shtesë në formë tabletash. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Fetish-et më të pazakonta seksuale që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
Ju ka bllokuar ish-i juaj në mediat sociale? Cila është arsyeja e vërtetë sipas ekspertëve
Pse tërhiqemi nga ideja e “fillimeve të reja”?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake