LAJMI I FUNDIT:

Filmat familjarë ndikojnë negativisht te fëmijët

Filmat familjarë ndikojnë negativisht te fëmijët

Gjysma e hit-filmave familjarë u japin shembull të keq fëmijëve, duke qenë se protagonistët kryesorë thyejnë disa rregulla të sigurisë.

Karakteret kryesorë në filmat hollivudianë injorojnë parandalimin e fatkeqësive, gjë që jep mesazh të keq ndaj fëmijëve- tregon një hulumtim i ri.

Madje gjysma e skenave te filmat për fëmijë, të cilët i kanë analizuar ekspertët, përmbajnë aktivitete të pakujdesshme, siç është mos-lidhja e fëmijëve në automjet, mos-mbajtja e kaskës në motoçikletë dhe mos-ndalimi para shenjës ‘Stop’.

Autorët e studimit thonë se veprimi i tillë, u jep fëmijëve ndjenjë të gabuar për sigurinë, duke krijuar shprehi të këqija dhe duke i nxitur fëmijët të bëjnë sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/