LAJMI I FUNDIT:

Probleme ekuilibri nga televizori

Probleme ekuilibri nga televizori

Janë kryesisht fëmijët që pësojnë dëmtime të ekuilibrit. Katër në dhjetë fëmijë nuk mund të qëndrojnë drejt. Ky është rezultati i frikshëm i aksionit Kid Check, në të cilin që prej nëntë vjetësh u janë nënshtruar kontrollit mjekësor 1600 fëmijë dhe të rinj për diagnostikimin e hershëm të dëmtimeve në ekuilibrimin e trupit, për zbulimin e shkaqeve që çojnë në këto dëmtime si dhe për përmirësimin e ekuilibrimit të trupit përmes gjimnastikës.

Në një test special më keq rezultuan fëmijët të cilët kalonin shumë kohë para televizorit.

Testi konsistonte në qëndrimin në këmbë fillimisht me sy hapur e më pas me sy mbyllur për një minutë. Ndërkohë u matën luhatjet e trupit. Veçanërisht me sy mbyllur u dukën deficite.

"Prindërit duhet të ndërgjegjësohen për këtë tematikë. Fëmijët duhet të argëtohen edhe larg televizorit dhe të merren më shumë me sport”, shprehet drejtuesi shkencor i këtij studimi Oliver Ludwig. /Telegrafi/