LAJMI I FUNDIT:

Injeksion në vend të kondomit

Injeksion në vend të kondomit

Meshkujt nuk do të gëzohen me zbulimin e ri, i cili do t’i mbrojë femrat nga shtatzënia. Bëhet fjalë për një injeksion, i cili do të shërbejë si mjet kontraceptiv për meshkujt.

Shkencëtarët skocezë kanë zhvilluar një injeksion hormonal, i cili në mënyrë drastike zvogëlon numrin e spermatozoideve dhe rrjedhimisht pengon fertilizimin e qelizës vezë.

Injeksioni aktualisht ende është në fazat e testimit, mirëpo shkencëtarët thonë se ky injeksion do të jetë shumë më i mirë se kondomët sepse do të ketë efektin e ngjashëm sikurse pilulat kontraceptive të femrave.