LAJMI I FUNDIT:

Femrat kanë problem me parkim

Femrat kanë problem me parkim

Njëra nga gjërat më të mundimshme te shoferët është që derisa tentoni ta parkoni automjetin në një vendparkim të vogël, dikush ju pret dhe ju shikon teksa e bëni këtë. Ndërsa në situata të këtilla më shpesh gjenden femrat.

Femrat e kanë problem parkimin anësor, sepse e kanë të vështirë ta vendosin anash automjetin e tyre ndërmjet dy automjeteve tjera. Kjo është arsyeja pse femrat, dy herë më shumë se meshkujt, kërkojnë nga dikush tjetër që t’ua parkojë automjetin.

¾ e femrave kanë pranuar se e kanë të vështirë të bëjnë parkimin anësor të automjetit edhe atëherë kur kanë mjaft hapësirë për automjetin e tyre. Çdo e pesta femër ka pohuar se nuk mund ta bëjë një parkim të këtillë. Ndërsa meshkujve u ndodhin shumë më rrallë situata të këtilla.

Ky studimi është i bazuar në anketimin e 4.200 shoferëve, prej të cilëve 1.428 ishin meshkuj, ndërsa 2.772 ishin femra.


Ndoshta dikush mund ta konsiderojë këtë analizë si diskriminim gjinor, mirëpo hulumtimi ka treguar se parkimi u shkon më së miri meshkujve.