Një pjesë e mirë e meshkujve shqiptarë janë impotentë. Pavarësisht se njihen si të zotë, të aftë të fortë, pothuajse 150.000 prej tyre, vetëm në Shqipëri, nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Por, problemi tek këta persona nuk është vetëm pamundësia e kryerjes së aktit seksual por edhe kurimi i kësaj sëmundjeje. Një studim i kryer nga mjekët shqiptarë, është bërë publik pikërisht në javën e urologjisë, ku thuhet se 80 për qind e këtyre pacientëve, nuk shkojnë tek mjeku pasi kanë turp.
Shifrat e nxjerra nga studimi i kryer në Shqipëri tregojnë pothuajse të njëjtat nivele të sëmundjes ashtu sikurse edhe vendet e tjera evropiane, por ajo që nuk përputhet është neglizhenca e sëmundjes dhe mosmjekimi i saj në stadet e hershme.
Sipas ekspertëve, problem mbetet shifra 80 për qind e këtyre meshkujve, të cilët i kanë këto probleme, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për t’u trajtuar.
“Nga këto pacientë 80 për qind prej tyre nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Nuk duhet të kuptojmë me impotencë një gjë fare – fare të abandonuar, por mund të ketë shenja të pakta, ku fillon me vonesë ereksioni, nuk përfundon akti seksual. Këto janë shenja pararendëse por që e japin sinjalin parë për të çuar pacientin tek mjeku”, ka pohuar Mustafa Xhani, shefi i Shërbimit të Urologjisë në Qendrën Spitalore të Universitetit të Tiranës.
Çdo mashkull mbi të 50-at është i rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e prostatës. Duhet domosdoshmërish që pas kësaj moshe kjo kategori t’iu nënshtrohet analizave diagnostikuese. Problemet impotencës mund të shfaqen që herët të ndikuara nga një serë faktorësh si të brendshëm dhe të jashtëm, stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit ashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to. Po kështu, edhe sëmundjet e rënda kronike që mund të ketë një person, ndikojnë në kryerjen e një marrëdhënie seksuale të rregullt. /KohaJonë/Telegrafi/
Të dhëna
* 1 në 10 meshkuj shqiptarë vuan nga impotenca
* 80 për qind prej tyre nuk kurohen
* 150 mijë shqiptarë nuk janë të aftë të kryejnë marrëdhënie seksuale
* 110 mijë meshkuj nuk shkojnë tek mjeku sepse kanë turp
* 4 lloj sëmundjesh kronike ndikojnë në shfaqjen e impotencës
* 3 faktorë të jashtëm ndikojnë në shfaqjen e impotencës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A