LAJMI I FUNDIT:

Darkat e vonshme dhe mbipesha

Darkat e vonshme dhe mbipesha

Një kërkim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti Northwestern, pohon se personat të cilët hanë në orët e vona të natës kanë prirje më të madhe për të shtuar në peshë.

Testimet e realizuara te minjtë kanë treguar se marrja e ushqimit në periudha të pazakonshme brenda ditës dyfishon tempin e rritjes së masës trupore, pavarësisht nga sasia e ushqimit të konsumuar dhe aktiviteti trupor.

Revista shkencore “Obesity” shkruan se disa studime tashmë kanë treguar rolin e të ashtuquajturës orë e brendshme në shpenzimin, përkatësisht në deponimin e materieve nga ushqimi në organizëm.

Sipas fjalëve të autorëve të studimit, kjo mund të shpjegohet edhe me faktin që personat që punojnë natën shpesh kanë tepricë kilogramësh.