LAJMI I FUNDIT:

Sa më pak sheqer!

Sa më pak sheqer!

Pasi një studim amerikan tregoi se të rriturit në këtë vend konsumojnë rreth 22 lugë çaji sheqer, derisa tinejxherët plot 34 lugë çaji në ditë, Asociacioni Amerikan i Zemrës ka këshilluar njerëzit të ulin sasinë e konsumimit të sheqerit.

Arsyeja qëndron në faktin se konsumimi i tepërt i sheqerit çon në një numër çrregullimesh shëndetësore, si obezitet dhe presion të rritur të gjakut, ndërsa ai llogaritet edhe si faktor për një sërë sëmundjesh të zemrës.

Këshilla për uljen e sheqerit nuk vlen për uljen edhe të sasisë së pemëve dhe perimeve të cilat përmbajnë sheqer, por të sheqerit shtesë, që gjendet në pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat, si edhe sheqerit që njerëzit e konsumojnë me anë të kafesë e çajit ose drithërave gjatë ushqimit.