LAJMI I FUNDIT:

Lidhja në mes të krizës ekonomike dhe obezitetit

Lidhja në mes të krizës ekonomike dhe obezitetit

Hulumtimi i zhvilluar në Harward tregon se kriza ekonomike është e lidhur me shtimin e mëtejmë të peshës trupore tek personat e mbipeshë, por jo edhe te personat që kanë masë trupore në kuadër të kufijve normal.

American Journal of Epidemiology ka publikuar se pasojat e stresit të shtuar të lidhura me krizën ekonomike ndryshojnë në varësi të indeksit të masës trupore të personave që janë hulumtuar.

Të dhënat e mbledhura nga 1355 njerëz të moshës nga 25 deri në 74 vjet, tregojnë se shtimi më i madh i masës trupore është karakteristik për personat të cilët tashmë kanë një indeks të rritur të masës trupore, pavarësisht gjinisë.

Shtimi i dukshëm i masës trupore ka qenë edhe më i shprehur te personat me depresion dhe me ankth, shtojnë hulumtuesit. Faktor kyç në këtë, sipas tyre, ka qenë hormoni i stresit, kortizoli.