LAJMI I FUNDIT:

Tinejxherë kujdes pijen!

Tinejxherë kujdes pijen!

Shkencëtarët norvegjezë paralajmërojnë se tinejxherët të cilët konsumojnë shumë alkool kanë më tepër prirje për të zhvilluar simptoma të këqija të sjelljes, pastaj simptoma të depresionit dhe anksiozitetit.

Në një studim ku janë analizuar rreth 9.000 tinejxherë, është vërtetuar se pjesëmarrësit në studim të cilët kishin pirë më shumë se dhjetë herë në jetën e tyre, kishin qenë dyfish të rrezikuar për të pasur vështirësi me vëmendjen dhe sjelljen në shkollë, po ashtu ishin më të rrezikuar që të zhvillonin depresion dhe ankth.

Revista shkencore “Child and Adolescent Psychiatry and Mental Health” njofton se ky rrezik ishte shumë më i shprehur te vajzat të cilat e kishin tepruar me alkoolin në moshën e tyre të re.

Në bazë të rezultateve të studimit, 80 % e të anketuarve të moshave ndërmjet 13 dhe 19 vjeç, i kishin provuar pijet alkoolike, ndërsa 57% e tyre ishin dehur së paku një herë.