LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia e tepërt për shkak të yndyrave të fshehura

Ngrënia e tepërt për shkak të yndyrave të fshehura

Nëse shija e ushqimit është e tillë që mbulon vlerën e vërtetë energjetike të tij, atëherë ndodh që ta teprojmë me ushqim, pasi që nuk e kemi kuptuar sasinë e kalorive që kemi konsumuar.

Shkencëtarët holandezë kanë ardhur deri te ky përfundim duke analizuar një grup vullnetarësh, të cilëve u është dhënë ushqim pa pagese, ashtu që në njërin grup janë bërë të dukshme yndyrat, ndërsa në tjetrin jo (por janë përfshirë në ushqim).

Rezultatet e botuara në revistën “Journal of Nutrition” tregojnë se grupi i participantëve të cilët nuk e kanë parë sasinë e yndyrave në ushqim, kanë ngrënë shumë më tepër në krahasim me ata të cilëve u është bërë e dukshme përmbajtja yndyrore e ushqimit.