LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D –steroid legal

Vitamina D –steroid legal

Njoftohet se vitamina D mund të shërbejë si një lloj steroidi natyror dhe kështu mund ta përmirësojë performancën sportive.

Shkencëtarët nga Kolegji amerikan për Mjekësi Sportive kanë grumbulluar të dhënat e studimeve që nga vitet e pesëdhjeta, të cilat kishin të bëjnë me hipotezën se vitamina D përmirëson fuqinë sportive, dhe kështu kanë ardhur në përfundim se realizimi i aktiviteteve sportive arrin nivelin maksimal gjatë verës, kur për shkak të daljes në diell vjen deri te sinteza më e madhe e vitaminës D.

Ndërkohë, studimet tjera të realizuara te të moshuarit kanë treguar se qëndrueshmëria trupore me kalimin e moshës është e lidhur direkt me nivelin e vitaminës D në gjak, shkruan “Medicine and Science in Sports and Exercise”- revista zyrtare e Kolegjit amerikan për Mjekësi Sportive.