LAJMI I FUNDIT:

Edhe meshkujt trashen gjatë shtatzënisë së partnereve

Edhe meshkujt trashen gjatë shtatzënisë së partnereve

Një studim i realizuar në Britani të Madhe tregon se përveç femrave, gjatë shtatzënisë fitojnë në peshë edhe partnerët e tyre meshkuj.

1/5 nga 5.000 pjesëmarrësit në studim kanë treguar se gjatë shtatzënisë së partneres së tyre kanë ngrënë më shumë vakte brenda ditës, ndërsa afër 40% prej tyre kanë treguar se gjatë kësaj periudhe kanë konsumuar çokollata dhe ëmbëlsira të ndryshme.

25% e meshkujve kanë treguar se qëllimisht e kanë ngrënë pjesën më të madhe të ushqimit ashtu që partnerja e tyre shtatzënë të mos ndjehet keq për shkak të rritjes së peshës trupore.

¼ e pjesëmarrësve në studim, për shkak të rritjes së peshës trupore është dashur të blejnë tesha me numër më të madh, ndërsa pas lindjes së foshnjës vetëm 1/3 e prindërve të rinj i janë nënshtruar dietës së bashku me partneret e tyre.