LAJMI I FUNDIT:

Albedo nga portokalli

Albedo nga portokalli

Albedo quhet pjesa e bardhë pa pigment, e cila gjendet nën lëvoren e portokallit dhe shërben si një lidhëse që mban lëvoren dhe pulpën. Albedo përmban karbohidrate dhe vitaminë C, dhe është e pasur me pektinë, e cila është një fibër ushqyese e tretshme dhe ka efekt në uljen e nivelit të kolesterolit.

Albedo përmban edhe substanca tjera të rëndësishme, të cilat aktualisht janë duke u hulumtuar për efektin e tyre në parandalimin e karcinomës dhe proceseve inflamatore, shkruan “The New York Times”.

Për më shumë, albedo përmban edhe d-limonen dhe flavonoide, të cilat po ashtu konsiderohen si substanca potenciale anti-kancerogjene.