LAJMI I FUNDIT:

Alkoolizmi dhe largimi prej tij

Alkoolizmi dhe largimi prej tij

Disa konsumues të shpeshtë të alkoolit duhet të fillojnë zvogëlimin e konsumimit të alkoolit në vlera mesatare, njofton Reuters Health.

Edhe pse abstenimi është zgjidhja më e mirë për shumë alkoolistë, ata të cilët ende nuk kanë krijuar vartësi reale ndaj alkoolit, do të ishte më mirë sikur ta zvogëlonin dalëngadalë konsumimin e alkoolit deri në vlera mesatare, sugjeron studimi i publikuar në revistën “Harvard Mental Health Letter”

Për personat të cilët janë të varur nga alkooli, për shkak të kërkesës së madhe për alkool dhe për shkak të simptomave të abstinencës kur nuk pinë alkool- abstenimi i plotë në alkool konsiderohet si metoda më e mirë për të hequr dorë nga alkooli.

Mirëpo, studimi i ri pohon se personat të cilët janë më pak të varur nga alkooli, e kanë më të lehtë të shmangin vartësinë, nëse zvogëlojnë konsumimin e alkoolit në vlera normale dhe pastaj dalëngadalë do të heqin dorë plotësisht, ose thjeshtë nuk do të jenë të varur nga alkooli, por do të jenë konsumues socialë të tij.