LAJMI I FUNDIT:

Vartësia në ushqim

Vartësia në ushqim

Disa punime të publikuara në numrin e ri të revistës “Journal of Nutrition”, janë munduar t’i përgjigjen pyetjes nëse ekziston vartësia nga ushqimi.

Ushqimet specifike, në veçanti ato të pasura me yndyra dhe sheqerna, mund të çojnë deri në shfaqjet e ‘sjelljeve të vartësisë’.

Këto ushqime, edhe pse kanë shije shumë tërheqëse, nuk shkaktojnë vartësi, por mund të çojnë deri te vartësia nëse këto ushqime shijohen me kënaqësi maksimale, dhe njëkohësisht nëse konsumimi i tyre kufizohet nga mjeku për ndonjë arsye ose për shkak të konsumimit anormal të tyre.

Kënaqësia dhe shijimi i këtyre ushqimeve mund të sjellë deri te mbipesha, depresioni, abuzimi me droga etj.


Vartësia nga ushqimi nuk i afekton personat të cilët kanë peshë trupore normale, por më së tepërmi paraqitet te personat me mbipeshë trupore.