LAJMI I FUNDIT:

Femrat dhe meshkujt, lumturia

Femrat dhe meshkujt, lumturia

Në bazë të disa anketimeve të realizuar nga Universiteti i Cambridge, është vlerësuar se femrat ndihen më të lumtura se meshkujt në gjysmën e parë të jetës (deri në moshën 48-vjeçare), ndërsa lumturia te meshkujt fillon të dominojë pas moshës 50 vjeçare.

Konsiderohet se motivet më të mëdha të kënaqësisë në jetë janë ato të realizimeve familjare dhe profesionale.

Femrat deri në moshën 48 vjeçare lindin fëmijët dhe krijojnë profesionin e tyre. Ato e arrijnë lumturinë ndërmjet vështirësive të krijimit të familjes, edukimit të fëmijëve, krijimin e marrëdhënieve në çift dhe mbrojtjen e lidhjes. Ndërkohë që kur fëmijët rriten dhe kujdesen vetë për veten e tyre, femrat e konsiderojnë veten “të panevojshme” dhe dalëngadalë lumturia e tyre zbehet.

Përkundër tyre, meshkujt fillojnë të jenë të lumtur shumë më vonë. Në bazë të vlerësimeve të Universitetit në fjalë, ata pas moshës 40-vjeçare, dalëngadalë fillojnë të kënaqen me punën e tyre, suksesin në punë dhe me fitimet që marrin nga angazhimi i tyre. Duke iu afruar të pesëdhjetave ndjejnë qetësi shpirtërore dhe pasi i mbushin pesëdhjetë janë në baraspeshë dhe të lumtur. Pas moshës 60-vjeçare, meshkujt ndjehen më të lumtur në familje dhe në profesion. Në moshë më të shtyrë ata janë gjithnjë e më të lumtur për arritjet e tyre në këto dy shtylla të jetës.