LAJMI I FUNDIT:

Uria na bën të lumtur

Uria na bën të lumtur

Ghrelina është hormon i cili rregullon apetitin dhe përqendrimi i tij rritet në momentet kur jemi të uritur, ndërsa një studim i ri ka treguar se rritja e nivelit të ghrelinës ndikon edhe kundër depresionit.

Me anë të eksperimenteve, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se personat të cilët janë të uritur (e kanë të rritur nivelin ghrelinës) janë më energjikë dhe më të shoqërueshëm.

Në këtë mënyrë është treguar se uria përveçse nxit ngrënien, ndikon po ashtu edhe në lehtësimin e stresit.