LAJMI I FUNDIT:

Stresi para shtatzënisë dhe lindja parakohe

Stresi para shtatzënisë dhe lindja parakohe

Femrat, të cilat para shtatzënisë kanë përjetuar ndonjë përvojë stresuese, janë më shumë të rrezikuara për të lindur fëmijët parakohe.

Ky konkludim bazohet në studimet e realizuara në Danimarkë, të cilat kanë analizuar më shumë se një milion femra në 24 vitet e fundit.

Rezultatet e botuara në revistën “Human Reproduction” tregojnë se afër 16% e femrave, të cilat kishin pasur ndonjë situatë stresuese deri në gjashtë muaj para shtatzënie, kishin lindur foshnjat e tyre para kohe.