LAJMI I FUNDIT:

Dieta me mungesë sheqernash

Dieta me mungesë sheqernash

Shkencëtarët kanë krahasuar ndikimin e dietës me konsumim të ulët të karbohidrateve (sheqernave) në aftësitë njohëse të femrave.

Në studim kanë marrë pjesë 20 femra, me moshë ndërmjet 22 dhe 55-vjeçare. Gjysma e tyre brenda tri javësh i janë nënshtruar dietës me sasi të vogël të karbohidrateve, ndërsa gjysma tjetër kanë mbajtur dietë të zakonshme me zvogëlimin e konsumimit të energjisë në përgjithësi.

Femrat të cilat i kanë larguar karbohidratet nga ushqimi i tyre, e kanë pasur shumë vështirë t’i zgjedhin detyrat që kanë pasur të bëjnë me të mbajturit mend. Në momentin kur karbohidratet janë futur sërish në ushqim, funksionet njohëse janë kthyer sërish në normale.

Shkencëtarët supozojnë se kjo ndodh pasi që largimi i karbohidrateve nga ushqimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në tru, duke pasur parasysh se truri e përdor vetëm glukozën si burim energjie.