LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i duhanit në spermë

Ndikimi i duhanit në spermë

Edhe një tjetër arsye për të hequr dorë nga duhani. Shkencëtarët nga Arabia Saudite kanë analizuar mostrat e spermës së 160 meshkujve të cilët e kishin vizituar klinikën për infertilitet. Ndërsa rezultatet kanë treguar kualitet të dobët të spermës te duhanpirësit.

Arsyeja e këtij kualiteti të dobët është përqendrimi i lartë i kadmiumit dhe përqendrimi i zvogëluar i zinkut në spermë.

Kadmiumi është një metal i rëndë i cili është i pranishëm në duhan, ndërsa kohë më parë është i njohur veprimit i tij negativ në spermatogjenezë (procesi i prodhimit të spermatociteve) dhe në ndikimin negativ në fertilitet.

Po ashtu nuk është i pëlqyeshëm zvogëlimi i përqendrimit të zinkut në spermë, pasi konsiderohet se është i nevojshëm për sintezën e testosteronit i cili është i nevojshëm për prodhimin e sasisë së mjaftueshme të spermës kualitative.