LAJMI I FUNDIT:

Thithja e gjirit përmirëson funksionin e mushkërive

Thithja e gjirit përmirëson funksionin e mushkërive

Madje edhe mundimi fizik i foshnjës gjatë marrjes së qumështit nga gjiri i nënës mund të sjellë deri te përmirësimi shumë më i mirë funksionit të mushkërive, njofton një studim i ri.

Shkencëtarët amerikane nga Universiteti Shtetëror i Michiganit, në bashkëpunim me kolegët e tyre britanikë nga Universiteti i Southamptonit kanë analizuar shëndetin e 1.456 fëmijëve dhjetëvjeçar.

Rezultatet e publikuara në revistën “Thorax”, kanë treguar se te fëmijët të cilit kanë thithur qumësht nga gjiri i nënës së paku katër muaj, kanë funksion mushkëror shumë më të mirë në krahasim me moshatarët e tyre të cilët nuk e kanë bërë këtë.