LAJMI I FUNDIT:

Soja ndikon si afrodiziak

Soja ndikon si afrodiziak

Përdorimi i përditshëm i sojës mund të ndikojë në rritjen e dëshirës seksuale tek femrat, bëjnë të ditur studimet më të reja.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se përdorimi i përditshëm i sojës dhe produkteve të saj për një periudhë prej 1 muaji (rreth 2 kg në muaj), ka rezultuar me sindromën e eksitueshmërisë së pandërprerë seksuale.

Llogaritet se për këtë ndikim, përgjegjës janë fitoestrogjenet, të cilat hyjnë në përbërjen e sojës.

Që më herët është besuar se në dëshirat seksuale të femrës ndikojnë faktorë të ndryshëm, në mes të cilëve edhe niveli i hormoneve estrogjen dhe testosteron.


Duket se soja vepron si një burim natyror i hormoneve, të cilët ndihmojnë eksitimin seksual të femrës, thonë autorët e studimit.