LAJMI I FUNDIT:

Probiotikët mbrojnë edhe tek sëmundjet e mushkërive

Probiotikët mbrojnë edhe tek sëmundjet e mushkërive

Probiotikët mund të ndihmojnë shumë tek pacientët që vuajnë nga sëmundje të traktit respirator, dhe të cilët kanë rrezik më të rritur për inflamacion (ndezje) të mushkërive.

Bakteret e mira mund ta ndërpresin kolonizimin e baktereve të dëmshme në rrugët e frymëmarrjes. Për më shumë, pijet probiotike (p.sh. jogurti i pemëve), kanë dëshmuar se kanë efekt të njëjtë si edhe medikamentet e zakonshme antiseptike, të cilat iu jepen pacientëve me probleme respiratore.

Përparësia e probiotikëve është se kanë më pak efekte anësore dhe për dallim nga antiseptikët veprojnë gjithë kohës, ndërsa jo vetëm disa orë, thonë shkencëtarët.