LAJMI I FUNDIT:

Foshnja nuk duhet të flejë në një krevat me prindërit

Foshnja nuk duhet të flejë në një krevat me prindërit

Shumë nëna e ndajnë krevatin me foshnjën e tyre, mirëpo kjo mund të jetë shkak i vdekjes së papritur të foshnjës, pohojnë shkencëtarët.

1/3 e nënave të cilat kanë marrë jesh në programin “Woman, Infants and Children” (“Gratë, foshnjat dhe fëmijët”) kanë pohuar se e ndajnë krevatin me foshnjën e tyre, element ky i njohur si rrezik i vdekjes së papritur të foshnjës, njofton hulumtimi i publikuar në revistën “Journal of Pediatrics”.

Në bazë të këtij studimi të fundit, American Academy of Pediatrics rekomandon që foshnja duhet të flejë në dhomën e prindërve por në krevat ndaras nga prindërit.