LAJMI I FUNDIT:

Kafeina e rrezikshme për shtatzënat

Kafeina e rrezikshme për shtatzënat

Mjekët rekomandojnë që femrat shtatzëna të mos pinë më shumë se dy filxhanë kafe, pasi që doza e lartë e kafeinës mund të ndikojnë në masën trupore të foshnjës, por mund të shkaktojë edhe probleme tjera shëndetësore.

Deri më tani është menduar se shtatzënat mund të konsumojnë deri në 300 mg kafeinë në ditë, mirëpo një studim i ri ka treguar se kjo dozë duhet të jetë më e vogël, afër 200 mg.

Shkencëtarët britanikë nga Instituti Leeds dhe Leicester kanë njoftuar se konsumimi i tepruar i kafes dhe çajit është i lidhur me masën trupore të foshnjës pas lindjes me ç’rast foshnja mund të ketë masë më të vogël trupore nga normalja, derisa janë përshkruar edhe probleme me zemër.