LAJMI I FUNDIT:

Metalet e rënda në verë

Metalet e rënda në verë

Vera e zezë dhe e bardhë e cila prodhohet në shumicën e vendeve evropiane përmban sasi të rrezikshme të, së paku, shtatë metaleve të rënda pohojnë shkencëtarët britanikë.

Shkencëtarët kanë studiuar përbërjen kimike të verës nga 15 vende, nga Evropa, Amerika e Jugut dhe Lindja e Afërt.

Në grupin e verërave të kontaminuara kanë bërë pjesë ato të cilat prodhohen në Hungari, Sllovaki, Francë, Austri, Spanjë, Gjermani, Portugali, Greqi, Çeki, Jordani, Serbi dhe Maqedoni.

Vera italiane, braziliane dhe ajo argjentinase nuk kanë përmbajtur sasi të rrezikshme të metaleve të rënda.


Prej metaleve të cilat kanë enë të pranishëm në verë janë izoluar vanadiumi, bakri, mangani, zinku, nikeli, kromi dhe plumbi, të gjithë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.